L.L.C, qendra e gjuhës angleze, ofron një gamë të gjerë kursesh, secili I krijuar për t’ju përshtatur kërkesave tuaja. Kurset tona janë koordinuar me profesionalizëm në mënyrë që të ndihmojnë në rritjen e besimit në vetvete të studentëve drejt nivelit më të lartë të anglishtës së tyre. Mësimet janë të organizuara, duke u bazuar në një kombinim të burimeve të ndryshme ku studentëve u jepen mundësi të shpeshta, për përdorimin e njohurive të reja duke u përfshirë në situata të cilat rrisin interesin dhe motivimin.
L.L.C ofron:
Kurse për fëmijët e vegjël (5-9 vjec)
Mirësevini në botën magjike në të cilën gjuha angleze do të thotë argëtim. Aty do të gjeni ngjyra, vizatime, fantazi, dhe histori.
Për më tepër ne i ekspozojmë fëmijët ndaj anglishtes nëpërmjet videove, këngëve dhe kasetave audio në mënyrë që t’u japim mundësinë që të thithin sa më shumë njohuri të jëtë e mudur.
Por mbi të gjithë të tjerat qëndron fakti që ato komunikojnë drejtpërdrejtë me mësuesit amerikanë, gjë kjo e cila i ndihmon ata të përmirësojnë dhe të kenë një nivel shumë të mirë anglishteje që në moshë të vogël.
Kurse për fëmijë (10-14 vjec)
Kombinimi I mësimdhënies motivuese, i metodave si dhe teknologjisë pasqyron kërkesat dhe interesin e fëmijëve që shtohet, ndërsa frymëzohen dhe futen në boten e adoleshentëve modern përmes temave plot imagjinatë dhe emocione.
Motoja jonë është: “ Mëson më mirë kur mëson këndshëm”. Librat gërshetohen me video, DVD, kaseta audio.
Kurse për të rritur
1. Fillestar (5 muaj)
2. Para mesatar ( 4,5 muaj)
3. Mesatar (4,5 muaj)
4. Mbi mesatar (5 muaj)
Kurse për Certifikata:
Ne organizojmë kurse pregatitore për certifikatat e njohura të Cambridge: FCE,CAE, CPE,IELTS, si dhe per TOEFL, për të gjithë ata studentë që duan të ndjekin studime universitare, apo pas universitare jashtë shtetit.
Kurse speciale: ne fushën e Biznesit.
Për të gjithë ata që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre në punën e përditshme, ne u japim mundësi që të kryeni detyra nga ato më të thjeshtat si : biseda në telefon, dërgime faksi etj deri tek ato më të komplikuarat si: negocime në biznes, prezantime, debate, etj. Këto kurse janë të krijuara në mënyrë të posacme për t’I shërbyer kërkesave të vecanta të secilit individ duke u përshtatur objektivave të tij.
Certifikata:
Në fund të kursit studentit i jepet një certificatë e njohur nga Ministria e Arsimit që përmend kohëzgjatjen e kursit si dhe nivelin e arritur.
NEW
Instituti London ofron kurse per moshat 6-10 vjec (2 here ne jave)vetem me pedagoge amerikane.
Per sezonin 2010-2011 rregjistrimet kane filluar.
Bashkepunim me Tirinty College
Qendra London ka filluar bashkepunimin me TRINITY College ne Londer per te testuar studentet ne gjuhen e folur duke ofruar certifikata te ketij universiteti prestigjoz.
Ministria e arsimit zgjedh LLI
Qendra London eshte perzgjedhur nga Ministria e Arsimit dhe Shkences per trajnimin ne gjuhen angleze te punonjesve te kesaj Ministrie.